Lufta në Gaza, rritet bilanci i viktimave palestinezë

schedule13:57 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 13:57 - 5 Dhjetor, 2023

Që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, më shumë se 15,900 njerëz janë vrarë në Gaza.

Kështu u shpreh ministri palestinez i Shëndetësisë në Ramallah, shkruan Sky News.

Në mesin e viktimave, janë edhe 250 punonjës shëndetësorë palestinezë.

Më herët, u raportua se 260 njerëz ishin vrarë në Bregun Perëndimor gjatë së njëjtës periudhë./abcnews.al