Të paktën 26,900 palestinezë janë vrarë dhe 65,949 janë plagosur nga forcat izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e shëndetësisë në Gaza në një deklaratë të mërkurën.
Sipas ministrisë, 150 palestinezë janë vrarë dhe 313 janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orë. Izraeli ka pretenduar se ka vrarë rreth 9,000 luftëtarë gjatë sulmit të tij ushtarak në Gaza.
Të premten, më 26 janar, gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë i tha Izraelit se duhet “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të hequr dorë nga vrasja e palestinezëve në kundërshtim me konventën e gjenocidit.
/abcnews.al