Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka quajtur udhëheqësin izraelit Benjamin Netanyahu “një të dështuar që i takon burgut”.
Më herët, Netanyahu tha se kishte pritur ushtarë për fillimin e festës hebreje të Pashkës. Ai tha se një karrige bosh ishte lënë në qendër të tryezës dhe mbi të ishin fotot e të 133 pengjeve që janë ende në robërinë e Hamasit.
“Unë jam i përkushtuar që të gjithë të rrëmbyerit t’i kthej në shtëpi,” tha lideri izraelit.
שרה ואני אירחנו חיילים וחיילות בודדים לליל סדר פסח מרגש.
החיילים והחיילות שעלו מארה״ב, קנדה בריטניה, צרפת, איטליה, רוסיה ודרום אפריקה משרתים ביחידות קרביות, ורובם לחמו בעזה.
השארנו כיסא ריק במרכז שולחן הסדר ועליו הצגנו תמונות של כל 133 החטופים והחטופות שעדיין נמצאים בשבי חמאס.… pic.twitter.com/lmXYzTcN1R
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) April 23, 2024
Duke iu përgjigjur deklaratës, Abbas tha “Mos gënjeni, Netanyahu. Ju keni dështuar të ktheni pengjet në më shumë se 200 ditë. Qeveria juaj ka dështuar. Ju dështuat popullin izraelit. Ju jeni një i dështuar dhe i përkisni burgut.” /abcnews.al