Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen e sëmundjeve në Gaza, pasi bombardimet e kanë detyruar popullatën të qëndrojë në strehimore me furnizime minimale të ushqimeve dhe ujit të pijshëm.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kur të vijë dimri”, tha Richard Peppercon, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret palestineze.
Ai theksoi se më shumë se 70 mijë palestinezë vuajnë nga probleme të frymëmarrjes dhe se janë regjistruar më shumë se 44 mijë raste të diarresë, shifra shumë më të larta se sa pritej.
/abcnews.al