Një sulm ushtarak izraelit i nisur në fillim të javës po vazhdon në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, ku mijëra njerëz janë strehuar në kushte të rënda.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal tha se spitali është “i rrethuar” nga forcat izraelite . Ushtria izraelite tha se vendi po përdorej nga “terroristë të lartë të Hamasit”.
Brenda spitalit, njerëzit kanë raportuar se janë ndaluar dhe “rrahur rëndë” dhe se kanë frikë të lëvizin midis dhomave. Të tjerë kanë bërë thirrje për “ndërhyrje urgjente përpara se spitali të kthehet në një varr masiv.” /abcnews.al