Izraeli paralajmëron se “kushtet” për arritjen e një “armëpushimi të përhershëm” në Gaza nuk kanë ndryshuar në planin izraelit dhe përfshijnë “shkatërrimin” e Hamasit si dhe “lirimin e të gjithë pengjeve”, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.
Deklarata nga zyra e Netanyahut vjen një ditë pasi Joe Biden prezantoi një udhërrëfyes për arritjen e një armëpushimi
“Sipas propozimit, Izraeli do të vazhdojë të insistojë që këto kushte të plotësohen përpara se të zbatohet një armëpushim i përhershëm. Ideja që Izraeli do të pranojë një armëpushim të përhershëm përpara se të përmbushen këto kushte është e dënuar të dështojë”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al