Lufta ndryshe me informalitetin/ Muçaj: Fokus i veçantë, investimet në teknologji

schedule20:17 - 18 Prill, 2025

schedule 20:17 - 18 Prill, 2025

Kryeinspektori në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Eljo Muçaj thotë se informaliteti është kompleks dhe shfaqet në forma të ndryshme.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Muçaj u shpreh se fokus të veçantë, kanë investimet në teknologji, teksa që nga janari 2024, është vënë në përdorim platforma MIRA.

“Informaliteti është kompleks dhe në historikun e tij është shfaqur në forma të ndryshme. Për të rritur eficencën e institucioneve, është parë e udhës dhe kanë pasur fokus të veçantë, investimet në teknologji. Për këtë arsye, një nga këto mjete pune që kemi shtuar është MIRA, matrica e inteligjencës dhe riskut. Ky mjet shërben si mjet pune për inspektorët në vendimmarjen e inspektimeve, sistemi i orienton ata drejt një vendimmarrjeje. Duke ngushtuar rezultatet e vendimarrjeve, që është e bazuar në 3 mijë dispozita që ka kodi i punës. Nga krahu tjetër, është inspektimi me bazë risku. Subjektet që operojnë në Shqipëri janë 200 mijë. Puna jonë duhet të orientohet drejt subjekteve, sektorëve që paraqesin një risk më të lartë në një moment të caktuar. Sistemet që të funksionojnë sot, kërkojnë shumë të dhëna. Në bazë të këtyre dhënave, bëhet planifikim me bazë risku. Çdo inespektim i mirë, fillon një me një planifikim të mirë. Përveç cilësisë, garanton dhe transparencë dhe integritet. Plani gjenerohet automatikisht nga sistemi. Platforma MIRA është lançuar në janar të 2024. Kjo ka benefite të prekshme ndaj objekteve, unifikon vendimmarjen. Sistemi orienton drejt një vendimmarrjeje të saktë dhe transparente”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!