Kreu i Komisioni të jashtëm McAllister, në një konferencë për mediat tha se hapja në kohe të shpejtë të kapitujve është impresionuese, megjithatë theksoi se duhet të vazhdojë lufta kundër korrupsionit.
Më tej theksoi se që qytetarët të ndjejnë efektin real të reformave ato duhet të vihen në jetë. Gjithashtu gjatë fjalës së tij theksoi se është shumë e rëndësishme që reforma zgjedhore të përfundojë në kohë.
“Dëshiroj të ngre tre argumente të rëndësishme për PE. Eksiton nevoja për ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Duhet të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, plotësim me staf të strukturave të drejtësisë dhe të mos ketë ndërhyrje politike dhe vetë politikanët duhet të japin ato shembull. Po ashtu duam të shohim një reformë reale zgjedhore, të bëhet në kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve. Të përfshinte opozitën dhe të vinte në zbatim të plotë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Së treti dëshiroj të shohim më shumë përpjekje sa i takon lirisë së shprehjes dhe kjo kërkon më shumë transparence dhe masa për të mbrojtur mediat nga presionet politike. Si kryetar i komisionit të PE, e vlerësoj shumë angazhimin e Shqipërisë për strukturat euroatlantike dhe angazhimin në fushën e sigurisë. Kjo vizitë de deputetëve të PE tregon mbështetjen e PE në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit dhe ne vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për ardhmen e saj europiane”, tha mes të tjerash ai.


