Kryeministri britanik, Boris Johnson këtë të martë ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA Donald Trump.
Në këtë biosedenë qendër të vëmendjes ka qenë përballimi dhe masat ndaj situatës së krijuar nga koronavirusi.
Johnson, që aktualisht gjendet në rezidencën e tij shtetërore, pritet që të flasë edhe me Mbretëreshëm Elizabeta II më vonë gjatë kësaj jave.
Zëdhënësit qeveritarë kanë thënë se kryeministri britanik aktualisht nuk është duke marrë pjesë në procedura zyrtare të qeverisë, mirëpo është duke pranuar përditësimet e fundit nga zyrtarë të lartë.
Në këtë bisedë telefonike bëhet me dije se kryeministri britanik ka falënderuar Trumpin për urimet që i ka bërë derisa ai nuk ka qenë mirë me shëndet.
Ndër të tjera sipas mediave ndërkombëtare dy zyrtarët mund të kenë diskutuar bashkëpunimin Britani- Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër pandemisë me koronavirus, dhe kanë arritur pajtueshmëri për “përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare”./abcnews.al