“Lufta” ndaj Dezinformimit, Braçe: Kemi nevojë për bashkëpunim, për të shmangur ndërhyrjet

schedule13:08 - 16 Tetor, 2024

schedule 13:08 - 16 Tetor, 2024

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit Erion Brace, në një komunikim me gazetarët tha se nuk duhet të depërtojë dezinformimi. Gjithashtu shtoi se duhet bashkëpunim për të shmangur ndërhyrjet.

Më tej nënvizoi se ligji i mediave audiovizive ka probleme.

“Institucionet duhet të rregullojnë bazën e tyre për të mos lejuar ndërhyrje të drejtpërdrejta të shërbimeve të operatorëve që operojnë në Shqipëri dhe origjinën e tyre e kanë në vende që nuk janë miqësore me ne. Ka institucione që thonë merrem me media audiovizive. Mendoj që është krijuar një klimë në këtë vend ku po ngrite një shqetësim, po bërë një kritikë shkel në një terren në acid ku digjesh menjëherë sepse të turren të gjithë”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!