Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar ka bërë të ditur se vendi i tij pritet të presë së shpejti bisedime mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani.
Ai nuk specifikoi nëse këto bisedime do të zhvillohen drejtpërdrejt apo përmes ndërmjetësve, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga asnjëra palë. Deklarata e tij erdhi pas një takimi në Islamabadi, ku morën pjesë diplomatë të lartë nga Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite, me fokus diskutimet për t’i dhënë fund luftës njëmujore në rajon.
Sipas ministrit të Jashtëm, Pakistani është i gatshëm të luajë një rol kyç në lehtësimin e dialogut, duke theksuar se të dyja palët kanë shprehur besim në ndërmjetësimin e tij.
“Pakistani është shumë i lumtur që si Irani ashtu edhe SHBA-ja kanë shprehur besimin e tyre në lehtësimin e Pakistanit,” tha ai, duke shtuar se bisedimet pritet të zhvillohen “në ditët në vijim”.
Zhvillimi shihet si një përpjekje e rëndësishme diplomatike për të ulur tensionet dhe për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje të mundshme të konfliktit në rajon.


