Lufta, Meta takon ambasadorin Shkurov: Ukraina mbron vlerat Europiane, jemi në një linjë me BE-në

schedule13:41 - 28 Shkurt, 2022

schedule 13:41 - 28 Shkurt, 2022

Ndërkohë që lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e saj të pestë, presidenti Ilir Meta ka shkuar sot për një takim zyrtar në ambasadën ukrainase në Tiranë.

Pas takimit me ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë, Meta tha se qëndrimi i Shqipërisë është e do të jetë i qartë, në linjë të plotë me atë të BE e NATO. Me qëndresën e fortë që po bëjnë ukrainasit, Meta tha se po mbrojnë vlerat më të mira Evropiane.

Sot Ukraina po jep shembull frymëzues për të mbrojtur veten por edhe vlerat më të mira Evropiane ndaj jemi në krah të Ukrainës dhe të presidentit Zelenski. Jemi për të shprehur edhe njëherë tjetër ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e pafajshme dhe të gjithë të lënduarit nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.

Natyrisht që ne kemi bërë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet bashkë me vendet demokratike për të nxitur armëpushimin dhe rikthimin e rrugëve diplomatike të ndalimit të kësaj lufte por njëkohësisht ne besojmë se vetëm rrugë e dialogut nga pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë. Ne si vend anëtar i Natos dhe që synon të anëtarësohet në BE, qëndrimet tona kanë qenë të  qarta në një linjë të plotë me Naton dhe Be. Dua të falenderoj të gjitha institucionet tona”, tha Meta.

KËTU lexoni gjithçka në lidhje me zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Gjatë deklaratës për media ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov i shprehu falënderime dhe mirënjohje presidentit shqiptar, për qëndrimin pro Ukrainës.

Si ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, dhe para se të niste konflikti, kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Pas nisjes së luftës, zoti president ka qenë ndër të parët që ka mbështetur Ukrainën. Sot gjatë takimit kam pasur mundësinë që të shpreh falënderimet e zotit president Zelensky. Kam shprehur dhe fjalitë falënderuese dhe nga populli ukrainas.”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!