Lufta, më shumë se 2.3 milionë ukrainas janë larguar deri më tani

schedule10:33 - 10 Mars, 2022

schedule 10:33 - 10 Mars, 2022

Më shumë se 2.3 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, në atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur krizën më të shpejtë të refugjatëve në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shkruan skynews

Shifrat e publikuara sot nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tregojnë se deri më tani 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje europiane pas ofensivës ushtarake të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Europë  që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, shpejtësia e eksodit është tashmë më e madhe se kriza e emigrantëve në vitin 2015, kur 1.3 milionë azilkërkues nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika, u larguan nga vendi i tyre për shkak të varfërisë dhe luftrave.

Agjencia shtoi se 112,000 nga personat që janë larguar janë shtetas të vendeve të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!