“Lufta me Rusinë shumë e vështirë”, Murtezaj: Trump nuk do ta lejojë Ukrainën “të zhytet”, ja si do ndikojë fitorja e tij në Lindjen e Mesme

schedule15:50 - 11 Nëntor, 2024

schedule 15:50 - 11 Nëntor, 2024

Profesori i marrëdhënieve ndërkombetare, Valon Murtezaj ka folur për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe ndikimin e tij në luftën në Ukrainë.

Në një lidhje me Skype për “News Hour”, ai ka thënë se Trump nuk do ta lejojë Ukrainën të zhytet. Ai e ka konsideruar luftën mes Ukrainës dhe Rusisë shumë të fuqishme, pasi kjo e fundit është një supërfuqi. Mirëpo, sipas profesorit, Zelenksy ka qendruar stoik përballë Rusisë.

“Jemi në një situatë të tillë pritje, derisa presidenti Trump të bëjë betimin në janar dhe të shohim se cilat do të jenë veprimet e tij për luftën në Ukrainë. Zoti Trump nuk është një figurë e panjohur për botën dhe ka shumë pritshmëri. Nuk besoj që SHBA do të ndërpresë fondet për luftën në Ukrainë. Trump e ka quajtur Ukrainën një mur shumë të trashë për luftën në Europë. Nuk besoj që SHBA do ta linin Ukrainën të kolapsohej, sepse do të ishte një humbje si për Europnë dhe për SHBA.

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë është shumë i vështirë, pasi kjo e fundit është superfuqi. Por Ukraina dhe Zelensky kanë qendruar stoik në përballjen me Rusinë”.

Sa i përket situatës në Lindjen e Mesme, Murtezaj u shpreh se është shumë delicate, por tashmë e rëndësishme është që përkrahja e SHBA nuk do të mungojë.

“Situata në Lindjen e Mesme është shumë delikate me humbjen e jetëve të shumë fëmijëve në Gaza. Situata është e qartë jo vetëm me fitoren e Trump, por dhe më parë. Është e rëndësishme tani, por jam i sigurtë që përkrahja e SHBA do të jenë dhe duke ditur raportin e Trump me Netayahun, dihet se deri ku do të shkojnë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!