Pas 24 orësh luftë me flakët dhe tymin që ka pushtuar magazinën pranë qendrës tregtare në mbikalimin e Kamzës, në ndihmë të zjarrfikëses ka shkuar ushtria.
Forcat e Armatosura kanë dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrjet në rastet e zjarrit pranë magazinës që po digjet.
- Lexo edhe: Zjarri në magazinë, Goxhaj: I rrezikshëm, kërkuam përforcime nga grupet e shpëtimit të minierave
Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe prej orës 16:30 i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.
Pas thirrjes, në ndihmë të ekipit zjarrfikës të Tiranës kanë shkuar edhe një ekip i specializuar nga Elbasani me 6 anëtarë.
Zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe roja i sigurisë Arjan Sala 30-vjeç ka mbetur i bllokuar, ndërsa ende nuk është gjetur.
30-vjeçari u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri që kishte rënë, por mbeti i bllokuar brenda./ db/ Abcnews.al