Lufta me COVID-19, zyrtarja greke: Shkoni bëni vaksinën, na mbron 13 muaj

schedule19:22 - 17 Maj, 2021

schedule 19:22 - 17 Maj, 2021

Presidentja e Komitetit të Vaksinimit në Greqi, Maria Theodoridou duke iu referuar një studimi u shpreh se antitrupat qëndrojnë deri në 13 muaj dhe ulin mundësinë e ri-infektimit.

Studimi përfshiu më shumë se 1300 njerëz që u sëmurën dhe u vaksinuan” tha ajo. Ajo shtoi se studimi ishte inkurajues pasi “është i pari që flet për mbrojtjen për më shumë se një vit”.

Vaksinat ekzistuese na mbrojnë 100% dhe në një masë të konsiderueshme nga mutacionet” tha ajo duke rrëzuar pretendimet se “mutacionet e bëjnë vaksinën joaktive“.

Mënyra kryesore për të ndaluar mutacionet është që të vaksinohen të gjithë menjëherë” theksoi Maria Theodoridou.

Në Greqi sot u shënuan 1402 raste të reja me COVID-19 dhe 56 viktima, ndërsa të intubuar janë 647 pacientë në luftë me sëmundjen./ Abcnews.al