Mjeku infeksionist Tritan Kalo shprehet se politika duhet të qëndrojë larg punës së mjekëve dhe infermierëve në këtë betejë kundër koronavirusit që po vijon në Shqipëri prej muajit mars të vitit të kaluar. Politizimet, thotë më tej mjeku, nuk i shërbyen përplasjes me “armikun e padukshëm”, ndërsa shton se koha do të jetë gjykatësi më i mirë i punës së tyre.
“Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19….
Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor….
KOHA do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona….Together forever!!!” shkruan Kalo. Në vendin tonë prej disa javësh numri i rasteve me koronavirus është shumë i ulët, po ashtu edhe fatalitetet duke krijuar premisat për një verë të qetë. d.b/ Abcnews.al