Lufta mbi Izrael/ Duro: Të gjitha palët luajnë me karta të mbyllura. Goxhaj: 60% e raketave kanë goditur objektivin

schedule21:23 - 3 Tetor, 2024

schedule 21:23 - 3 Tetor, 2024

Irani sulmoi Izraelin me raketa balistike më 1 tetor, në përgjigje të fushatës së Izraelit kundër Hezbollahut të Libanit, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani.

Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “360 Gradë”, ku kolonel Foto Duro ka thënë se të gjitha palët në luftë luajnë me karta të mbyllura, si pasojë përshkallëzimi i luftës sjellë një parqatësi në rajon.

Ndërsa, kapiten Dritan Goxhaj u shpreh se 60% e raketave kanë goditur objektivin.

Duro: “Ne pamë që ka pasur një përshkallëzim nga Hamasi, Hezbollahu dhe tani te Irani. Kjo sjellë parqatësi në rajon se të gjitha palët luajnë me karta të mbyllura. Në luftë, askush nuk i hap kartat. Njëkohësisht, i vë palët në një pozitë të tillë që ata shpeshherë ndihen në kurth, ndihen të detyruar të veprojnë. Është menduar që Irani ka pasur hezitimin dhe në prill të këtij viti Irani lajmëroi 48 orë para që do të bënte goditjen mbi Izraelin. Këtë goditje e nisi me dronë. Irani ka pasur një lloj ngurimi të hynte a të mos hynte”.

Goxhaj: “Koha që Irani ka marrë për të bërë goditjen, nuk është çështje ngurimi, por është çështje teknike. Pasi që pas prillit që mori goditjen e parë, ka filluar të marri ndihmë ushtarake nga Rusia, pothuajse një herë në tre ditë avion të mbrojtjes ruse fluturoni nga Moska në drejtim të Teheranit. Irani ka pasur mungesë të mbrojtjes ajrore. Besoj që 60% e raketave kanë goditur objektivin”./abcnews.al