231 mijë të rinj do t’i bashkohen ushtrisë ruse në luftën kundër Ukrainës, sipas Kremlinit. Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev , që nga janari më shumë se 231,000 rusë kanë ofruar shërbimet e tyre për forcat e armatosura në luftën kundër Ukrainës dhe kanë nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes.
Numri është afërsisht dyfishi i atij të majit, kur ai përmendi 117,000 ushtarë vullnetarë dhe me kontratë. Sipas Medvedev, muajt e fundit janë ndërmarrë shumë hapa organizativë, financiarë dhe socialë për të tërhequr më shumë vullnetarë.
Shifrat e sakta mbi fuqinë dhe vendosjen e ushtrisë ruse janë të vështira për t’u verifikuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Pasi pësoi humbje masive të luftës vitin e kaluar, Moska ka mobilizuar rreth 300,000 rezervistë në një mobilizim të pjesshëm. Megjithatë, në të njëjtën kohë, dhjetëra mijëra u larguan jashtë vendit për të shmangur rekrutimin.
/abcnews.al