Lufta kundër racizmit, edhe klubi i Liverpool i bashkohet protestës në gjunjë

schedule17:57 - 1 Qershor, 2020

schedule 17:57 - 1 Qershor, 2020

Ngjarja e George Floyd në Mineapolis në Amerikë, ka tronditur të gjithë botën dhe lufta kundër racizmit, po bëhet më e madhe se kurrë. Nuk mund të mungonte as ndikimi në futboll, ku mesazhet kanë qenë të shumta.

Ishte Marcus Thuram, ylli i Borussia M’Gladbach, ai që nisi gjithçka, me festën e tij duke u ulur në gjunjë (BlackLivesMatter). Më pas, ishin Jadon Sancho dhe Achraf Hakimi ata që shkruan në fanellat e tyre: “Drejtësi për George”.

Edhe mbrojtësi i Schalke, McKennie, mbajti një shirit në krahun e tij ku shkruhej i njëjti mesazh. Ndërsa sot, në stërvitjen e Liverpool, të gjithë lojtarët e të kuqve u ulën në gjunjë, me foton e tyre që u publikua më pas nga çdo futbollist dhe nga vetë faqja zyrtare e kryesuesve të Premier League./abcnews.al