“Lufta kundër korrupsionit”, gjykata ruse kufizon veprimtaritë e fondacionit të Alexei Navalny

schedule08:57 - 28 Prill, 2021

schedule 08:57 - 28 Prill, 2021

Një gjykatë në Moskë  ka kufizuar aktivitetet e një organizate të themeluar nga udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny. Vendimi i Gjykatës së qytetit të Moskës për Fondacionin Navalny në Luftën kundër Korrupsionit është një sulm tjetër ndaj kritikut më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin.

Duke e etiketuar fondacionin dhe rrjetin e zyrave rajonale të Navalny si grupe ekstremiste, autoritetet në mënyrë efektive pretendojnë të shpallin si të jashtëligjshme aktivitetet e tyre. Të hënën, zyra e prokurorit lëshoi një vendim gjyqësor duke urdhëruar që zyrat e Navalny në dhjetëra rajone ruse të ndërpresin aktivitetet, gjë që çoi në mbylljen e tyre.

Ivan Pavlov, një avokat pranë fondacionit, tha se vendimi i ndalon fondacionit të shpërndajë informacione ose për të organizojë tubime dhe ngjarje publike, të angazhohet në zgjedhje ose të përdor depozita bankare. Kufizime të tilla nuk do të ndërpresin punën e fondacionit, tha drejtori Ivan Zhdanov, duke argumentuar se shumica e kufizimeve nuk ndikojnë në veprimtaritë anti-korrupsion të organizatës.

Fondacioni i Navalny u themelua 10 vite më pare.  Fondacioni dhe zyrat rajonale kanë qenë objektiv bastisjesh, gjobash por aleatët e Navalny thonë se peticioni për ekstremizëm e ka rritur presionin në një nivel të ri.

Mbetet e paqartë se çfarë provash ka zyra e prokurorit kundër organizatave të Navalny sepse të gjitha procedurat gjyqësore po zhvillohen me dyer të mbyllura dhe disa prej dosjeve të çështjes janë konsideruar  sekrete./abcnews.al