Lufta kundër koronavirusit / Unicef: ” Shpërndani fakte, jo frikë”

schedule15:27 - 9 Mars, 2020

schedule 15:27 - 9 Mars, 2020

Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën dhe shumë pak janë vendet të cilat kanë mbetur ende të paprekura.

Në këto kohë kur frika duket se po mbizotëron më shumë, njerëzit duhet të jenë më të përgatitur dhe më të informuar në lidhje më virusin.

UNICEF veç udhëzimeve që ka dhënë për kujdesin higjenik që duhet të kemi dhe kontaktit me persona të tjerë që duhet ti shmangemi, ka mbledhur forcat së bashku  me Ministritë e Shëndetit Publik dhe Arsimit, OBSH Liban, Kryqin e Kuq të Libanit dhe partnerë të tjerë, po bën përpjekje për përhapjen e fakteve dhe masave parandaluese siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO).

Disa thashetheme janë përhapur në lidhje me UNICEF përmes WhatsApp, duke dhënë informacione  të gabuara në lidhje me “punonjësit e UNICEF që shkojnë të vizitojnë familjarët  në shtëpitë e tyre  për t’i kontrolluar nëse janë  me virus ose jo”.

UNICEF nuk po dërgon as mesazhe në WhatsApp, as nuk po bën ekzaminim derë më derë kundër koronavirusit dhe komunitetet duhet të kenë kujdes nga të huajt që personalizojnë stafin e UNICEF për çdo ekzaminim mjekësor.

Ekipi i UNICEF drejton Komunikimin Kombëtar ndaj rrezikut të virusit dhe Përfshirjen e komunitetit ndaj COVID-19, i cili përfshin  qeverinë, Kombet e Bashkuara dhe organizatat joqeveritare.

Kështu, UNICEF do të vazhdojë të shpërndajë informacionet që mund të ndihmojë njerëzit në Liban për të parandaluar infeksionin dhe do të jetë në mbështetje të komunitetit kombëtar për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Organizatat janë të përqendruara për të zvogëluar keqinformimin  duke siguruar në këtë mënyrë komunitetet, shkollat, qendrat shëndetësore dhe publikun me informacion të saktë  rreth simptomave, transmetimit dhe parandalimit të COVID-19.

Kontributi i UNICEF në Liban përfshin vëzhgimin në pesë kufinj – por jo në shtëpitë e njerëzve-; përfshin trajnimin e punonjësve shëndetësore, punonjësve të qendrave të zhvillimit shoqëror, mësuesve dhe këshilltarëve shëndetësorë në shkolla për të forcuar aftësinë e tyre ndërgjegjsimin e situatës për parandalimin, kontrollin e infeksioneve dhe promovimin e praktikave të shëndetshme. UNICEF po përqendrohet gjithashtu në ndikimet dytësore  të virusit: për shembull,  parandalimin, ngacmimin ose stigmatizimin; gjithashtu të sigurojë që fëmijët e prekur dhe të mbetur pa përkujdesje për shkak të virusit të kenë një vend të duhur për t’u trajtuar dhe të sigurohet vazhdimësia e shërbimeve thelbësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!