Lufta kundër koronavirusit , BE ndan mbi 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

schedule16:43 / 25/03/2020

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka deklaruar se së fundmi Bashkimi Evropian do të ndajë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë.

Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shpehur se parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

“U kam shkruar kryeministrave të partnerëve tanë #Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #Koronavirus. Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Varhelyi./abcnews.al

schedule16:43 / 25/03/2020