Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Lufta kundër kanabisit, ministri Balla: Vitin e ardhshëm ngrejmë dronët Bayraktar

schedule20:56 - 2 Nëntor, 2023

schedule 20:56 - 2 Nëntor, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se kultivimi i paligjshëm i kanabisit është një prej veprimtarive kriminale të zhvilluara në vend.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Balla u shpreh se këtë vit janë asgjesuar mbi 300 mijë rrënjë.

Balla shtoi se vitin e ardhshëm, do të përdoret teknologji më e avancuar në luftën kundër kanabisit, ku do të ketë edhe dronë Bayraktar.



“E vërteta është që kultivimi i paligjshëm i kanabisit është një prej veprimtarive kriminale të zhvilluara në vend. Rezultatet e këtij viti, janë shfarosëse. Jo se kemi arritur të shkulim çdo rrënjë, por kemi tejkaluar 300 mijë rrënjë të asgjesuara. Po ashtu edhe rezultatet e kanabisit të sekuestruar janë të larta. Ajo që është bërë në mënyrë profesionale këtë vit është se në shumë raste janë ndjekur këmbë pas këmbe kultivuesit, për t’i ndëshkuar për të mos u rikthyer ky fenomen vitin e ardhshëm. Dhe këtu gjej rast të falenderoj për bashkëpunim edhe Guardia di Finanza me të cilën kemi arritur të kontrollojmë çdo pëllëmbë në vend. Vitin e ardhshëm për fat të mirë do kemi mundësi të përdorim edhe teknologji më të avancuar, do kemi edhe dronët ‘Bayraktar’.

Po natyrshëm, por kini parasysh që sateliti të ofron mundësinë e kontrollit të cdo centimetri, por dronët do kemi mundësi t’i përdorim në kohë reale.

Ju thashë që përfshirja e punonjësve të policisë në veprimtari kriminale që lidhen me kultivimin e kanabisit ka qenë një prej gjërave të para që kam dekluar ditën time të parë në krye të ministrisë. Dhe e kam thënë shumë qartë, që nuk ekziston një bimë kanabis pa një polic, dhe nuk ekziston një arë kanabis pa një shef komisariati. Këtë e kam thënë dhe e kam bindje. Goditja këtë vit ka qenë e madhe. Kemi patur raste punonjësisht të arrestuar nga policia e shtetit për shkak se ishin ata pa ishin arat apo parcelat me kanabis. Kjo qasje e re për ta goditur këtë fenomen do shpëtojë edhe policinë e shtetit. Sepse e kanë kuptuar që në cdo cep në do të gjejmë, do gjejmë edhe parcelën mos u lodh kot për t’iu rikthyer kësaj historie. Goditja e këtij viti është hapi i duhur për ta çuar në goditjen përfundimtare vitin e ardhshëm”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!