Përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Europian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Nënkryetari i Komisionit Europian, Josep Borelj (Borrell) dhe Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelji (Varhelyi) i dërguan një letër Ministrit të Jashtëm të Malit të Zi Djordje Raduloviç, duke theksuar se Bashkimi Europian është dhe do të jetë i përkushtuar për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Covid-19.
Letra thekson se BE ka një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe se krijimi i një mekanizmi të BE-së do të siguronte akses të përbashkët në 2.3 miliardë doza të siguruara nga BE, nga të cilët mund të përfitojnë punonjësit shëndetësorë – sipas njoftimit të ministrisë.
Zyrtarët e BE theksuan se në këtë krizë, bashkëpunimi dhe solidariteti janë më të rëndësishëm se kurrë, duke kujtuar se BE tashmë ka treguar solidaritet dhe mbështetje të konsiderueshme për rajonin.
Përveç kësaj, në letër theksohet se plani ekonomik për Ballkanin Perëndimor përfshin një paketë të konsiderueshme investimesh me vlerë deri në 9 miliardë euro, e cila do të rritet deri në 20 miliardë euro për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët.
Të jeni të sigurt se Komisioni Europian do të jetë i përkushtuar në luftën kundër Covid-19. Vaksinimi i shpejtë në Ballkanin Perëndimor do të jetë thelbësor për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të filluar një rimëkëmbje socio-ekonomike, shkruhet në letër./abcnews.al