Lufta kundër Anti-Semitizmit, Kim: Kur duhej më shumë, shqiptarët mbrojtën ata në nevojë

schedule18:16 - 29 Tetor, 2020

schedule 18:16 - 29 Tetor, 2020

Pas Sekretarit Amerikan të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, për mbajtjen e Forumit Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.

Në postimin e saj, diplomatja amerikane, shkruan se Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës rreth besës.

Kur ishte më e madhe nevoja, shkruan më tej Kim, populli shqiptar mbrojti ata në nevojë.

Postimi në Twitter

“Si tha@SecPompeo, Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës për BESËN. Kur kishte më shumë rëndësi, populli shqiptar e mbajti nderin e tij dhe mbrojti ata në nevojë.”

Ndërsa, Mike Pompeo më herët u shpreh se Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020 ishte një mundësi për të nderuar liritë dhe harmoninë fetare në vendin tonë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!