Lufta, Këshilli i Europës: Shkelja e të drejtave të njeriut në Ukrainë është shokuese

schedule13:55 - 7 Maj, 2022

schedule 13:55 - 7 Maj, 2022

Komisionerja e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut e ka përshkruar si “shokuese” shtrirjen dhe peshën e “shkeljeve të të drejtave dhe ligjit ndërkombëtar humanitar” nga forcat ruse në Ukrainë, sipas BBC.

Dunja Mijatovic tha se ka prova të vrasjeve arbitrare, torturave, zhdukjeve dhe dhunës seksuale nga ushtarët rusë. Mijatovic tha se ishte e domosdoshme të vendosej drejtësia dhe të mbështeteshin viktimat dhe të afërmit e tyre, por e përshkroi këtë detyrë si “tepër të frikshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!