Lufta Izrael-Hamas/ Sunak mbërrin në Tel Aviv, paralajmëron kundër përshkallëzimit të konfliktit

schedule09:46 - 19 Tetor, 2023

schedule 09:46 - 19 Tetor, 2023

Kryeministri britanik ka mbërritur në Izrael, ku do të takohet me homologun e tij, Benjamin Netanyahu, dhe rezidentin izraelit, Isaac Herzog. Pas mbërritjes në Tel Aviv, Sunak iu drejtua gazetarëve duke iu thënë se Britania do të mbështesë Izraelin.

“Mbi të gjitha, unë jam këtu për të shprehur solidaritetin tim me popullin izraelit. Ju jeni përballur me një akt terrorizmi të papërshkrueshëm, të tmerrshëm dhe dua që ju të dini se Mbretëria e Bashkuar është me ju,” tha ai.

Në një deklaratë të mëparshme, ai tha se shpërthimi në spitalin e Gazës të martën që shkaktoi viktima masive palestineze duhet të jetë “një moment vendimtar për liderët në rajon dhe në mbarë botën që të bashkohen për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të rrezikshëm të konfliktit”, duke shtuar se Britania do të ishte në krye të kësaj përpjekjeje.

Sunak do të kërkojë gjithashtu hapjen e një rruge për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza nga Egjipti sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t’u mundësuar shtetasve britanikë të bllokuar në Gaza të largohen.

“Çdo viktimë civile është një tragjedi. Dhe shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit”, tha Sunak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!