Lufta Izrael-Hamas, OKB: Krimet e luftës janë kryer nga të dyja palët

schedule09:14 - 9 Nëntor, 2023

schedule 09:14 - 9 Nëntor, 2023

Si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë kryer krime lufte që nga shpërthimi i konfliktit muajin e kaluar, tha të mërkurën Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të brutale dhe tronditëse, ato ishin krime lufte, siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve”, tha komisioneri Volker Türk.

“Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë përbën gjithashtu një krim lufte, siç bën edhe evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve.”

Türk u kërkoi gjithashtu të dyja palëve të bien dakord për një armëpushim në bazë të tre imperativave të të drejtave të njeriut: dërgimi i ndihmës në Gaza, lirimi i pengjeve nga Hamasi si dhe përfundimi i luftës bazuar në të drejtat të palestinezëve dhe izraelitëve për vetëvendosjen dhe interesat e tyre legjitime të sigurisë”.

“Edhe në kontekstin e një okupimi 56-vjeçar, situata aktuale është më e rrezikshmja në dekada, me të cilën po përballen njerëzit në Gaza, në Izrael, në Bregun Perëndimor, por edhe në rajon”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!