Mbrojtja civile palestineze tha se më shumë se 1000 janë ende të zhdukur nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Lajmi u bë i ditur nga Eyad Al-Bozom, zëdhënës i ministrisë së brendshme të drejtuar nga Hamasi në Gaza.
Të paktën 2,750 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur që nga 7 tetori në Gaza, tha sot ministria palestineze e shëndetësisë, duke shtuar se 58 u vranë dhe më shumë se 1,250 u plagosën në Bregun Perëndimor.
Midis tyre, 11 ishin gazetarë palestinezë, sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinez.
/abcnews.al