Lufta Izrael-Hamas, Mbreti i Jordanisë takohet me kancelarin gjerman

schedule10:08 - 17 Tetor, 2023

schedule 10:08 - 17 Tetor, 2023

Mbreti Abdullah i Jordanisë të martën paralajmëroi kundër përpjekjeve për të shtyrë refugjatët palestinezë në Egjipt ose Jordani, duke shtuar se situata humanitare duhet të trajtohet brenda Gazës dhe Bregut Perëndimor.

“Kjo është një vijë e kuqe, sepse mendoj se ky është plani i disa prej të dyshuarve të zakonshëm për të krijuar çështje de fakto në terren.

Asnjë refugjat në Jordani, asnjë refugjat në Egjipt”, raporton Reuters, tha mbreti në një konferencë shtypi pas një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Scholz bëri thirrje për parandalimin e një përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!