Lufta Izrael-Hamas, mbi 18 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

schedule17:15 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 17:15 - 11 Dhjetor, 2023

Rreth 18,205 palestinezë janë vrarë tani në sulmet izraelite në Gaza, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Kjo shifër përfshin të vrarët që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, shkruan Sky News.

Ndërkaq, zyra për media e qeverisë së Gazës thotë se numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias që janë vrarë që nga 7 tetori tani është 86.

Zyra publikoi emrat e atyre që tha se ishin “vrarë” nga Izraeli në një përpjekje për të “mbytur të vërtetën”./abcnews.al