Nënkryetari i zyrës politike të Hamasit, Musa Abu Marzouk, njoftoi se armëpushimi si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve do të fillojë në orën 10 të mëngjesit nesër.
Ndërkohë, Izraeli pret nesër, pengjet e para që do të lirohen nga Hamasi nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari.
Qeveria izraelite ka miratuar një marrëveshje që parashikon lirimin e 50 prej rreth 240 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të 150 të burgosurve palestinezë dhe një armëpushim katërditor.
Hamasi deri më tani ka liruar katër pengje: shtetasit amerikanë Judith Raanan, 59 vjeç, dhe vajzën e saj Natalie Raanan, 17 vjeç, më 20 tetor, duke përmendur “arsye humanitare”, dhe izraelitët Nurit Cooper, 79, dhe Yoseded Lifsic, 85 vjeç.
/abcnews.al