VIDEO/ Lufta II, si e sabotuan grekët rikthimin e Zogut në pushtet

schedule22:55 - 18 Janar, 2020

schedule 22:55 - 18 Janar, 2020

Pas sulmit e pushtimit italian, të 7 prillit 1939, Mbreti Zog, u largua nga Shqipëria me rrugë tokësore, duke përshkuar mes përmes Europën me një “Mercedes Benz” të dhuruar nga Adolf Hitleri.

Duke shmangur territoret e kontrolluara nga Gjermania aleate e Musolinit, ai u vendos fillimisht në Francë dhe përfundimisht në Angli.

I konsideruar si kundërshtar dhe viktimë e fashizmit, Mbreti Zog gjithkund u prit si një hero, për më tepër, më herët evropianët kishin lexuar edhe për rezistencë të tij, në male, me armë në dorë.


Historia e tij dhe sidomos e bashkëshortes së tij tërheqëse, e detyruar të largohej lehonë, me të birin e sapolindur, u kishte thyer zemrat gazetarëve. Për këto arsye arratia e Mbretit të shqiptarëve, për shkak të pushtimit fashist, u bë temë e parapëlqyer e mediave, duke i siguruar Zogut një simpati popullore.

Por përtej pasionit të mediave, krerët e shteteve Aleate, sidomos britanikët, do e konceptonin me antipati Mbretin e vetëshpallur të shqiptarëve.

Ai do të lihej në hije, megjithë përpjekjet e lobimet, megjithë ofertat e pakursyera, ndonjëherë të ekzagjeruara. Bashkë me të, në hije do të lihej edhe fati i Shqipërisë së pushtuar nga fashistët, duke u vënë në diskutim madje edhe kufijtë e para vitit 1939.

Por përse britanikët u pozicionuan në këto qendrime që do i kushtonin shumë një kombi të tërë ?

Përse Mbreti Zog, i konsideruar si figura më popullore ndër shqiptarët, u la në hije dhe u defaktorizua, duke u bërë shkas që në terren të lindnin e fuqizoheshin forca të tjera politike, siç ishin komunistët?

Cili ishte roli i Greqisë fqinje dhe përse britanikët nuk bënin asnjë hap pa u konsultuar me aleatët e vjetër helenë?

Pikërisht përgjigjet që marrin këto pyetje sjell dokumentari më i ri i ciklit Abc/Story.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!