Gjatë konferencës për shtyp ku foli për planin që do të prezantojë së shpejti qeveria për rritjen e çmimeve kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bota është një krizë për energjinë elektrike.
Vendet fqinje sipas Ramës kanë rritur çmimin e energjisë, ndërsa theksoi se vendi jonë përballet me vështirësi për të gjetur në treg sasinë që na nevojitet.
“E dini ju që sot problemi kryesor që kanë vendet që dalin në treg për të blerë energji, është se edhe nuk e gjejmë dot sasinë e nevojshme të energjisë. Bota është në krizë energjetike ky është fakt. Bota e ka thelluar këtë krizë. Duhet të jemi shumë realist. Arka e shtetit është në dispozicion të njerëzve. Ato shifrat se ne kemi arkën e shtetit është si ai balloni 430 mijë euro (inceneratorët) Lufta i kap të gjithë në vendet fqinje është rritur energjia ne kemi zgjedhur të mos e rrisim energjinë. Nëse heqim të gjitha taksat shkollat me çfarë ti paguajmë po spitalet kopshtet”, tha Rama.
/abcnews.al