Një çift britaniko-ukrainas që u larguan nga lufta në Ukrainë për në Mbretërinë e Bashkuar kanë vendosur të kthehen në vendin e shkatërruar nga lufta për shkak të rritjes së kostos së qirasë, shkruan skynews.
Joe Place, 29 vjeç, nga Sheffield, South Yorkshire, dhe gruaja e tij Irina, një ukrainase 34-vjeçare, braktikësn shtëpinë e tyre në Kiev në shkurt për t’i shpëtuar konfliktit në vend.
Place fito një vizë të skemës së familjes dhe për shkak se çifti kishte vizën dhe një punë në Mbretëri, nuk mund të aplikonin më pas për skemën “Homes for Ukraine”.
Fillimisht ata qëndruan në shtëpitë e familjarëve të tyre dhe miqve derisa filluan të kërkonin një vend për të qëndruar për një periudhë afatgjatë në Sheffield ose Nottingham, por u përballën me kushte “të tmerrshme” strehimi, kosto të larta dhe kërkesa për qira që nuk mund t’i përballonin.
Pasi u përpoqën për shtatë muaj për të gjetur një shtëpi, çifti u kthye në Ukrainë në shtator dhe tani po jetojnë në qytetin perëndimor të Uzhhorod.
“Kjo vjen me problemin që të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar duket se po përballen me gjetjen e një shtëpie të përshtatshme për shkak të çmimeve të larta,” tha Place.
/abcnews.al