Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë konfirmuar se 900 izraelitë dhe rreth 2,400 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i sulmit të Hamasit. Në Gaza, palestinezët raportojnë 704 të vdekur dhe 4 mijë të plagosur.
Rreth 150 njerëz u rrëmbyen në Izrael nga luftëtarët e Hamasit, të paktën sipas qeverisë izraelite, siç raportohet nga agjencitë ndërkombëtare, të cilët nisën një sulm mëngjesin e së shtunës.
Hamas kërcënoi se do të ekzekutonte pengjet izraelite që po mban si hakmarrje për sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Kërcënimi pasoi njoftimin e Izraelit se kishte vendosur Gazën nën një “rrethim të plotë”.
Hamasi po goditet nga ushtria izraelite si hakmarrje për sulmin e paprecedentë në tokën izraelite që nga e shtuna, nga toka, deti dhe ajri, i krahasueshëm me sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA./abcnews.al