Lufta Hamas-Izrael/ Hoti: Vendet arabe po manipulojnë masat për të ruajtur autoritetin, por s’duan zgjerim të konfliktit

schedule18:38 - 18 Tetor, 2023

schedule 18:38 - 18 Tetor, 2023

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti komentoi zhvillimet e fundit në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, ai u shpreh se vendet arabe po tentojnë që të manipulojnë masat dhe të nxisin protesta pro palestineze.

Megjithatë, sipas tij, ata nuk dëshirojnë një zgjerim të konfliktit në rajon.

“Vendet arabe po përpiqen ta manipulojnë ato që quhen masat, të nxisin një lloj solidariteti trans arab me Hamasin dhe palestinezët. Nëpërmjet një ambiguiteti, këto elita kërkojnë të ruajnë autoritetin kombëtar nëpërmjet nxitjes së protestave trans arabe në solidaritet me palestinezët.

Nga ana tjetër, nuk duan zgjerimin e konfliktit. As Irani që synon dominimin e botës myslimane, përfshirë dhe atë arabe, dhe ka bërë të qartë se nuk do të uronte zgjerimin e konfliktit. Jemi në një situatë me doza ambiguiteti.

Kanë inkurajuar protestat e rrugës, protestat masive të popullsive arabe që i funksionojnë edhe konsolidimit të mëtejshëm të pushtetit të tyre por nuk dëshirojnë një zgjerim të konfliktit.”, u shpreh mes të tjerash pedagogu Hoti.