“Lufta e Vietnamit” në një lagje njujorkeze, 2 viktima dhe 14 të plagosur në Rochester

schedule11:37 - 19 Shtator, 2020

schedule 11:37 - 19 Shtator, 2020

Një sulm me armë ka ndodhur të shtunën në Rochester, New York, ku të paktën 2 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.  Të shtënat janë cilësuar “si Lufta e Vietnamit”, sipas një dëshmitari, raporton FoxNews

“ I lutem kujtdo që ka informacione në lidhje më ngjarjen të kontaktojë Departamentin e Policisë së Rochester,”  tha para gazetarëve shefi i përkohshëm i policisë Mark Simmons.

Viktimat ishin një vajzë dhe një djalë të moshës 18 dhe 22 vjeç, sipas njoftimeve nga shefi i policisë së Roçesterit, Mark Simmons. Ndërsa personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton abcnews.al

Rikujtojmë që po në të njëjtin qytet Rochester, u vra edhe afro-amerikani Prude një javë pasi policët i vendosën një qese plastike në kokë. Ai u dërgua në spital por vdiq nga asfiksia.

Menjëherë pas publikimit të videos në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Rochester pezulloi nga puna shefin e policisë së qytetit dhe kërkoi një hetim federal për çështjen e Prude.

Është ende e paqartë nëse të shtënat me armë të shtunën kishin lidhje me rastin e Prude. s.ba/abcnews.al