Lufta e Shkodrës (1912-1913) dhe drama e banorëve të rrethuar

schedule19:40 - 25 Mars, 2019

schedule 19:40 - 25 Mars, 2019

Më fund të muajit Tetor të vitit 1912 ushtria e Mbretërisë së Malit të Zi, e ndihmuar nga trupat aleate serbe, rrethoi qytetin e Shkodrës. Ishte momenti më i artë për të përfituar nga situata e krijuar; Liga Ballkanike, e përbërë nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane. Pikërisht, në emër të luftës kundër osmanëve, Mbreti i Malit të Zi, i njohur si Krajl Nikolla, mund të bënte realitet një ëndërr të vjetër, të zgjeronte territoret e mbretërisë duke pushtuar qytetin e Shkodrës bashkë me rrethinat.

Por, nga ana tjetër, osmanët nuk kishte asnjë mendje të lëshonin nga duart qendrën historike të vilajetit shqiptar, ku grumbullojnë forca të shumta si dhe logjistikë e rezerva për rezistencë të gjatë. Predhat e para në Shkodrën e rrethuar gjuhen nga topat malazezë më 12 nëntor. Pas kësaj përleshjet mes ushtrive sulmuese malazeze dhe serbe, nga njëra anë, dhe mbrojtësve turq e shqiptarë, nga ana tjetër, do të vazhdonin për më shumë se 5 muaj.

Por ndërsa luftimet në terren janë të njohura, Gino Berri, një nëpunës i konsullatës italiane, ka dokumentuar në ditarin e vet edhe një tjetër betejë, betejën e panjohur të banorëve për të mbijetuar, betejën e përditshme për t’u siguruar një kore buke apo një grusht miell fëmijëve, që nisën të vdisnin nga uria. Pikërisht episodet e kalvarit ekstrem të vuajtjeve të banorëve myslimanë e të krishterë të Shkodrës, sipas librit të korrespondentit italian të luftës, Gino Berri, ka në qendër ky dokumentar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!