Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lufta” e Salianjit për numrin 2! Kthehet në seli dhe merret me Nokën, jo me Berishën

schedule19:13 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 19:13 - 13 Dhjetor, 2025

TIRANË– Salianji nxori kokën. Kafet dhe foltoret nuk qenkan për numrin një, por për numrin dy. Me rikthimin në seli, në vend që të merrej me doktorin, akuzoi Flamur Nokën.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë, Noka i kujtoi se nuk është vetëm nr.2 i PD, por dhe doktori nr.2. Kurse ai mund të bëhet vetëm numri 2 I kundërshtarëve. Por Salianji e shfaqi hapur synimin e vet, të ikë Noka që të vijë vetë.

“Vendimmarrja e PD, e cila ishte e paqartë në shumë situata bën përgjegjës. Ju kujtoj një rast të caktuar në zgjedhjen e ish-presidentit Bamir Topi, në momentin që gjashtë deputetë të PS votuan për presidentin e asaj kohe pati dorëheqje të menjëhershme. Ne nuk mund të rrimë peng i interesave personale dhe kështu me radhë.”, tha Salianji.

Por Noka thotë se kjo kërkesë e tij, i shërben vetëm kundërshtarëve.

“Dorëheqja ime apo dikujt tjetër këtu qetëson vetëm një gjë: Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Kjo është më se e qartë dhe më se evidente, sepse ky është një realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë.”, tha Noka.

 Por Berisha vetëm mbante shënim dhe dëgjonte.  Sa kohë askush nuk merret me nr.1, nuk është problem edhe nr.2. Në fund sado të zihen, nr.2 e zgjedh vetëm doktori nr.1./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!