“Lufta” e miliarderëve për të prekur hapësirën: Branson gati për fluturim të dielën, Bezos i radhës

schedule21:01 - 9 Korrik, 2021

schedule 21:01 - 9 Korrik, 2021

Sir Richard Branson do të fluturojë deri në kufijtë e hapësirës të dielën, duke prerë kështu i pari shiritin në “garën” hapësirë mes miliarderëve. Pas tij, radhën e ka Jeff Bezos, i cili e ka planifikuar fluturimin e tij për 20 korrik kurse Elon Musk po harton fluturime hapësinore me Space X.

Richard Branson së bashku me tre punonjës të Virgin Galactic dhe dy pilotë do të bëjnë udhëtimin e tyre me anijen Vss Unity nga baza Spaceport America në NewMexico. Kompania do të transmetojë për herë të parë drejtpërdrejt fluturimin në mediat sociale. Miliarderi do ta bëjë udhëtimin një javë para se të mbushë 71 vjeç dhe pas 21 fluturimeve provë.

Branson lajmëroi edhe një surprizë të madhe pasi të kthehet në tokë.

“Kur të kthehemi nga hapësira, unë do të njoftoj diçka shumë emocionuese, në mënyrë që t’u jap më shumë njerëzve mundësinë të bëhen astronautë. Hapësira na përket të gjithëve,” tha ai.

“Është koha që ta bëj ëndrrën time realitet.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!