“Lufta” e heshtur Shqipëri-Greqi/ Debati në “360 gradë”: Çështja Beleri ka anët e saj të errëta, u konsiderua më i rrezikshmi i jugut

schedule21:26 - 12 Shkurt, 2024

schedule 21:26 - 12 Shkurt, 2024

TIRANË- Arrestimi i Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve lokale në Himarë ka acaruar ndjeshëm klimën politike mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo temë u diskutua sot në panelin e të ftuarve në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit në ABC News.

Sekretar i OMONIA-s, Marin Suli, u shpreh se Fredi Beleri është  personi i vetëm i burgosur politik në mes të Evropës në vitin 2023. Ai theksoi se nuk ka asnjë provë, që Fredi Beleri të jetë përfshirë në shit-blerje votash.

“Besoj, se z Beleri është i pafajshëm, e pare se sepse është i vetmi i burgosurit politik në mes të Evropës në vitin 2023. Në Gjykatë ranë të gjithë provat e montuara. Absolutisht që po”, tha ai.

Avokatja Enida Bozhegu, u shpreh se në rastin Beleri nuk kemi të bëjmë me një të burgosur politik, por shtoi se ai po përdoret nga interesat greke.

“Absolutisht që jo, nuk mund ta konceptoj se është i burgosur politik.  Nuk është hera e parë që Greqia tenton të vendosë hegjemoninë e saj në atë territor”, shtoi ajo.

Gazetarja investigative, Anduena Llabani, tha se çështja Beleri mbart në vetvete e anët e saj të errëta.

Ajo tha se Beleri ka qenë  një nga personazhet më problematike në të gjithë jugun e Shqipërisë dhe ai është mbajtur nën vëzhgim nga Antiterrori shqiptar. Sipas saj, Beleri ka pajisur edhe shtetas shqiptarë me pasaportë grekë në këmbim të votave në Himarë.

“Ajo që unë perceptoj është se kjo historia e Belerit ka anët e errët të saj. Kam komunikuar me njerëz që kanë investiguar në çështjen e Fredi Belerit, dhe këtë dua ta them edhe për shkak të një mirëinformimit të opinionit publik, që Beleri ka qenë një nga personazhet më problematikë në të gjithë jugun. Të paktën flas për autoritetet policore, ka qenë subjekt i përgjimeve dhe ndjekjes nga Antiterrori i Policisë Shqiptare. Ajo ka dhënë e para sinjalin që Beleri ka dhënë informacionin se Beleri po blen vota në prag të zgjedhjeve. Ka patur dhe inflamacione të tjera ndaj Fredi Belerit, që ka pajisur shtetas shqiptar me pasaporta greke”, tha ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!