Deklarata e Alketa Vejsiut, nën postin e moderatores së Festivalit të RTSH-së, ku i kërkonte ndjesë publike Elvanës se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit publikut ka inatosur Arilena Arën.
Arilena ishte fituese e festivalit të 58 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, në 2020.
Pas asaj deklarate Arilena e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram Alketa Vejsiun dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.
Në Instagram-in e Alketës është vënë re se ajo nuk ndjek më Arilenën.
Tani ato nuk ndjekin më njëra-tjetrën dhe një gjë është e sigurtë “Lufta e ftohtë” sapo ka nisur, por edhe se çfarë do të ndodhë më pas me siguri do e marrim vesh./abcnews.al