Lufta e Europës kundër Covid-19 është zhvendosur nga spitalet në rrugë

schedule14:23 - 29 Gusht, 2020

schedule 14:23 - 29 Gusht, 2020

Në fillim, ishin punonjësit e kujdesit shëndetësor që po përballeshin me pandeminë në spitale ndërsa tani lufta me Covid-19 është zhvendosur në rrugë dhe po drejtohet nga forcat e policisë, raporton CNN.

Javën e kaluar, disa vende europiane kanë parë rritje rekord të rasteve të reja ditore. Vendet si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë parë një rritje në numrin e rasteve që nga marsi.

Vende si Greqia dhe Kroacia , kryesisht të kursyera nga vala e parë, kanë parë rritje të rasteve në gusht pasi turistët, duke përfituar nga rihapja e kufijve të brendshëm të Europës në qershor, janë larguar në destinacione të ndryshme turistike për pushimet e tyre verore, shkruan abcnews.al

Autoritetet janë të vendosura për të shmangur një bllokim të dytë duke vendosur një sërë kufizimesh të tjera. Klubet e natës janë mbyllur,  në Itali dhe Greqi dhe maskat janë bërë të detyrueshme në hapësirat publike,  dhe në shumicën e vendeve të BE.  Në të gjithë Europën ka pasur vështirësi në zbatimin e rregullave.

Tani që maska është bërë e detyrueshme dhe madje qeveritë po zbatojnë ligjin për vendosjen e gjobave, njerëzit duket se janë ndërgjegjësuar.

Të enjten, Kryeministri francez njoftoi se maskat, tashmë të detyrueshme në disa pjesë të Parisit, do të bëheshin të detyrueshme në të gjithë qytetin.
Që nga 17 gushti, 30,000 kontrolle policie janë kryer në biznese të ndryshme duke vendosur 1.900 gjoba dhe janë mbyllur 53 institucione.
Në qershor forcat e policisë në Francë organizuan disa demonstrata, duke bërë thirrje për më shumë mbështetje nga qeveria pasi protestat pjesërisht të frymëzuara nga lëvizja Black Lives Matter ngritën shqetësime të reja në lidhje me metodat e përdorura nga policia franceze, shkruan abcnews.al

Problemi është se sa do të zbatohen masat e reja. Për sa kohë që rregullat e reja po zbatohen në disa lagje dhe në disa të tjera jo, respektimi nga ana e qytetarëve do të jetë i vështirë.  Ekzistojnë gjithashtu ndryshime në nivelet e zbatimit të rregullave të reja, brenda vendeve të BE-së.

Pavarësisht se Europa ka rihapur kufijtë ka pasur ndryshime në zbatimin e rregullave në vende të ndryshme. Për shembull Italia, epiqendra e shpërthimit europian, ka pasur dyfish më shumë raste sesa Belgjika. Por pavarësisht kësaj Belgjika ka vendosur 100 gjoba për mos mbajtjen e maskave çdo ditë, sipas policisë belge; shifra në të gjithë Italinë është mesatarisht rreth 40, sipas ministrisë së brendshme italiane, shkruan abcnews.al

Qeveria e Spanjës ka njoftuar për vendosjen e masave të reja si mbyllja e klubeve të natës pas rritjes së rasteve ditore, më e larta në Europën Perëndimore për momentin. Pedro Sanchez gjithashtu njoftoi se 2,000 ushtarakë do të ndihmonin në gjurmimin e kontakteve.

Greqia një vend kryesisht i kursyer nga vala e parë e koronavirusit në Europë, ka rritur kontrollet policore. Të Premten e kaluar, janë kryer 59,882 kontrolle dhe janë konstatuar 560 shkelje për mosrespektimin e mbajtës së maskave apo distancës sociale. Në përgjithësi, në gusht, janë regjistruar 7,414 shkelje në shkallë vendi, shkruan abcnews.al

Në përgjithësi zbatimi i rregullave të reja është përgjegjësi e policisë.  Në Gjermani, në 1 gusht u zhvilluan protesta të mëdha në të gjithë vendin, me parulla që lexonin: “ne jemi vala e dytë” dhe “rezistenca”.

Protestat e reja që ishin planifikuar për të Shtunën janë ndaluar, ndërkohë autoritet kanë paralajmëruar se policia do të ndërhyjë nëse dikush proteston në rrugë, shkruan abcnews.al

Sistemet shëndetësore nuk janë më të kërcënuara dhe niveli i vdekshmërisë ka rënë.  Tani për tani, është shumë shpejt të dimë nëse rregullat e reja do të jenë ndihmë për autoritetet që të mbajnë nën kontroll përhapjen e Covid-19.

Por derisa ta arrijnë këtë gjë, autoritetet në të gjithë Europën do të vazhdojnë të kërkojnë ekuilibrin e duhur midis mbrojtjes së shëndetit publik dhe cënimit të mëtejshëm të të drejtave civile, duke përfshirë policinë që gjendet në kufirin e hollë midis të dyve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!