Lufta e dytë urbane/ Petraj: Grusht shteti institucional, Rama ka shkelur Kushtetutën

schedule20:19 - 21 Korrik, 2025

schedule 20:19 - 21 Korrik, 2025

Avokati Edmond Petraj komentoi ne ‘Real Story’ zhvillimet e fundit sa i takojnë rilindjes urbane 2.0 dhe prishjes së çdo ndërtimi pa leje në çdo qytet të Shqipërisë, veçanërisht në Theth.

Petraj tha se kjo që ndodhi është një grusht shteti institucional dhe se Rama ka shkelur ligjin. Më tej, Petraj u shpreh se policia ka marrë autoritetin e gjithë institucioneve të tjera dhe se nuk ka një plan menaxhimi dhe zhvillimi të territorit.

“Nuk ka një plan zhvillimi dhe menaxhimi të territorit. Veriu është tokë zabelësh, nuk ka prona dhe letra. E respektojnë me pleqni. Kompetenca i takonte bashkisë së Shkodrës dhe ky ishte institucioni që duhet të nxirrte disa akte prishjesh dhe lejesh.

Nëse nuk zbatoheshin këto vendime, kryeministri përmes IKMT të ndërhynte me policinë e shtetit. Ky është një grusht shteti instituiconal, Rama ka shkelur kushtetutën. Nuk i prish punë nëse këto mund të bënin një plan zhvillimi për subjekte interesi. I kam ndjekur me vëmendje këto zhvillime dhe më ka ardhur keq. Ka një mbivendosje, policia ka marrë autoritetine  gjithë institucioneve të tjera.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!