Lufta dhe pandemia Covid, 90 % e fëmijëve në Siri kanë nevojë për mbështetje humanitare

schedule12:54 - 11 Mars, 2021

schedule 12:54 - 11 Mars, 2021

Lufta në Siri ka vrarë dhe plagosur 2 mijë fëmijë përgjatë 10 viteve, sipas një deklaratë të UNICEF.

Situata për shumë fëmijë dhe familje mbetet ende e pasigurt, me gati 90 përqind të fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë humanitare, një rritje prej 20 përqind vetëm gjatë vitit të kaluar. Më shumë se gjysmë milioni fëmijë nën moshën pesë vjeç në Siri vuajnë nga sëmundje të ndryshme për shkak  të kequshqyerjes kronike.

“Gati 2.45 milionë fëmijë në Siri dhe një numër prej 750,000 fëmijëve sirianë që jetojnë në vendet fqinje, nuk janë në shkollë; 40 për qind prej tyre janë vajza”, thuhet në komunikatën e UNICEF-it.

Sipas të dhënave të verifikuara, midis 2011 dhe 2020:

-Pothuajse 12,000 fëmijë u vranë ose u plagosën;

-Më shumë se 5,700 fëmijë – disa madje fëmijë shtatë vjeç  u rekrutuan ;

-Më shumë se 1,300 institucione arsimore dhe mjekësore janë sulmuar;

-Numri i raportuar i fëmijëve që shfaqin simptoma psiko-sociale u dyfishua në vitin 2020, pasi ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës, shokut dhe traumës ka pasur një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të fëmijëve, me implikime afatshkurtra dhe afatgjata.

Situata në Sirinë veriore është veçanërisht alarmante. Në kampin Al-Hol dhe në qendra të paraburgimit në të gjithë verilindjen e Sirisë vazhdojnë të jenë 27,500 fëmijë me të paktën 60 kombësi dhe mijëra fëmijë sirianë, të lidhur me grupe të armatosura.

Për më tepër, numri i fëmijëve refugjatë në vendet fqinje – të cilat vazhdojnë të strehojnë 83 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve sirianë në të gjithë botën – është dhjetëfishuar në 2.5 milionë që nga viti 2012./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!