Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta dhe efektet në ekonominë shqiptare/ Ekspertët: Sfidë për bujqësinë! Reagimi i qeverisë për naftën ishte i rëndësishëm

schedule20:30 - 27 Mars, 2026

schedule 20:30 - 27 Mars, 2026

Ekspertja për Ekonominë Romina Radonshiq në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për luftën në Iran dhe efektet në ekonominë shqiptare.

Gjatë intervistës në studio, ajo nënvizoi se Bujqësia është një sektor tepër i ekspozuar, ndërsa shtoi se rritja e çmimit të natës do të ndikonte në këtë sektor.

“Bujqësia është një sektor tepër i ekspozuar. Rritja e çmimit të naftës do të rrisë kostot dhe mos harrojmë që Bujqësia është një sektor sensitiv sepse varet edhe nga kushtet e motit. Duke parë edhe që produktet tona bujqësore janë me çmime të larta, pra në prodhimin vendas tashmë nuk do jetë akoma më shumë konkurrues. Për këtë duhen marrë masa dhe të gjendjet një e mesme për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate”, tha ajo.



Më tej ajo theksoi se reagimi i qeverisë gjithashtu është i rëndësishëm në këtë moment të situatës në vend, duke nënvizuar se monitorimi është një formë presioni për të mos rritur çmimet, sa i përket ushqimeve.

“Në këtë moment qeveria po vepron. Do të ndikojnë pozivitisht tek tregtarët që ato të mos rritin çmimet. Por duhet të kuptojmë që problemi qëndron në faktin që biznesi të mos jetë abuziv sepse këto i kemi parë edhe në raste festash, jo më në një kohë luftërash.

Nga ana e tij eksperti për ekonominë, Ferjolt Ozuni gjithashtu u shpreh se është e domosdoshme që të merren masa. Ai theksoi se nëse lufta zgjat bujqësia është një nga sektorët që do të dëmtohet.

“Kemi parë një reagim të qeverisë për të stabilizuar rritjen e çmimit të karburantit. E rëndësishme që autoritetet kanë reaguar. Përfaqësues të qeverisë kanë thënë që do dalin në terren për të stopuar abuzimet me rritjen e çmimeve. Dhe ky do të ishte hap i rëndësishëm pasi nuk duhet të abuzohet më në kurriz të qytetarëve. Kjo do të ishte një masë e domosdoshme”, tha ndër të tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!