Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta dhe efektet në ekonomi/ Eksperti i tregjeve: Kemi të bëjmë me luftë ekonomike, SHBA i intereson që…

schedule20:18 - 8 Maj, 2026

schedule 20:18 - 8 Maj, 2026

TIRANË– Eksperti i tregjeve financiare, Artur Ribaj, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se lufta në Iran nuk do të zgjasë për shumë.

Gjatë kësaj kohe të trazuar, eksperti theksoi se tregjet do vijojnë luhatjet e tyre dhe për pasojë dhe çmimet do jenë në ndryshime të vazhdueshme.

“Shikohen luhatje dhe spekulime në bursë. Kemi ulje dhe ngritje njëkohësisht, tregu është nën ndikim të rritjes së inflacionit të importuar. Tregjet do vazhdojnë të reagojnë dhe të kuptojnë se çfarë është duke ndodhur. Parashikimet thonë që kjo luftë nuk do të zgjasë shumë. Si e tillë tregjet do vijojnë të kenë  luhatjet e tyre”, tha ai.



Ai theksoi se kjo është një luftë më tepër me karakter ekonomik se ushtarak.

“Kjo luftë do të zgjasë për aq kohë sa SHBA do të arrijnë objektivat e vendosura.

Unë e shoh se është më tepër një luftë ekonomike. Në terma globalë, edhe aktori kryesor, ka interesat e veta për ta ndjekur dhe për ta ulur tensionin në një moment të caktuar”, tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!