“Lufta civile në Shqipëri”/ Butka zbulon letrat e shkruara nga drejtuesit politikë të kohës: Kujtonin se bënin heroizma

schedule11:17 - 17 Nëntor, 2023

schedule 11:17 - 17 Nëntor, 2023

Historiani i njohur, Uran Butka ka publikuar botimin e tretë të rishikuar të studimit “Lufta Civile në Shqipëri, 1943-1945”.

Gjatë rrëfimit në emisionit “Pas Mesnate”, ai ka ndarë disa detaje të rëndësishme rreth këtij libri. Ndër të tjera, Butka ka zbuluar se të gjitha dokumentat e paraqitura janë të marra nga arkivë të ndryshëm, por më së shumti nga arki shqiptar.

Historiani ka theksuar se të gjitha pjesët qofshin këto dhe vrasje janë të shkruara me dorë nga vetë drejtuesit politikë dhe ushtarakë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të kohës. Sipas Butkës, ata mendonin se bënin heroizma, të cilat mund t’i shërbenin vendit.

“Dokumentat i kemi marrë nga arkiva të ndryshme,  por pjesa më e rëndësishme e dokumentave është marrë nga arkivi qendror i shtetit, arkivi i Ministrisë së Brendshme dhe sidomos arkivi i ushtrisë, i forcave të armatosura. Tani të gjitha këto argumenta dhe dokumenta që unë i kam vendosur në libër janë shkruar dhe janë thënë nga drejtuesit politikë dhe ushtarakë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të kohës. Pothuajse, pjesa më e madhe janë letra, raporte të shkruara me dorën e tyre dhe janë në arkiva. Ata e kanë provuar këtë duke menduar se kanë bërë heroizma, që mund t’i shërbejnë vendit. Në mënyrë të ftohtë dhe jo personale, nuk janë vetëm argumentat e mia kur i trajtoi, por janë argumentet e tyre, një pasuri që nuk është tjetërsuar, ekziston dhe është vendosur këtu në këtë vepër”, u shpreh historiani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!